Heqja e masave të BE-së, Bislimi: Mbrëmë i kemi dorëzuar Lajçakut një dokument pesëfaqësh
Lexohet për: 2 min.
Besnik Bislimi
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bilsimi deklaroi se në takimin e mbrëmshëm me emisarin Miroslav Lajçak është thënë se ia vlen të ketë një takim të nivelit të lartë. Megjithatë, ai theksoi se pa gatishmërinë e Serbisë në formalizimin e marrëveshjen, nuk ia vlen të ketë takime.

Ai bëri të ditur se mbrëmë i kanë dorëzuar Lajçakut një dokument pesëfaqësh, ku kanë treguar se pse duhet të hiqen masat.

Në takimin e brendshëm me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Bislimi tha se kanë qenë nëntë tema diskutimi, por jo edhe formati i takimeve të bisedimeve.

Bislimi shtoi se pa gatishmërinë e Serbisë që të lëvizet në formalizimin e marrëveshjen nuk ia vlen të ketë takime.

Në konferencë që pati bashkë me ministrin e Financave Hekuran Murati, Bislimi theksoi se kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e formalizimit të marrëveshjes bashkë me aneksin zbatues dhe brengat që janë ngritur nga aprovimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Bislimi tha se emisarit Lajçak i kanë dorëzuar një dokument pesëfaqësh, ku kanë treguar pse duhet të hiqen masat ndëshkuese.

“Ne, mbrëmë i kemi dorëzuar Lajçakut një dokument pesëfaqësh ku ne tregojmë pse Kosovës duhet t’i hiqen masat, për arsye se zakonisht thuhet se ‘po Kosova i ka plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian, por mbetet edhe diçka të bëhet në këtë drejtim”, tha Bislimi./Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024