Hendbollistët spanjollë të "UCLM" fitues të medaljes së bronztë në botërorin e hendbollit për universitete
Lexohet për: 1 min.
hendbvollll
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar edhe në konkurrencën e meshkujve ndeshja në të cilën kemi mësuar universitetin i cili ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.

Hendbollistët spanjollë të "UCLM" kanë mposhtur në garën për medaljen e bronztë malazezët e Universitetit "UNIMNE", raporton KosovaPress.

Pas plot 60' minutave lojë të zhvilluara në parketin e sallës "1 Tetori", hendbollistët spanjollë mposhtin me rezultat 31:21 malazezët e "UNIMNE".

Më i miri i ndeshjes ishte Mario Esquinas me 10 gola, kurse më i dalluari te malazezët ishte Nemanja Duraskovic me shtatë gola të realizuar.

Në garën deri te medalja e bronztë, spanjollët e "UCLM" regjistruan tre fitore dhe një humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024