Hendbollistet e Kosovës debutojnë në Botëror
Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës kanë debutuar të mërkurën në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.
Është kjo paraqitje historike për gjithë sportin e Kosovës. Deri më tani asnjë kombëtare e sportisteve, në sportet ekipore, nuk është paraqitur në Botëror.
Në kuadër të Grupit D, Kosova u përball me Brazilin dhe u mposht me rezultatin 39:21. Brazili është prej kombëtareve më të mira joevropiane dhe nivelin e shfaqi në ndeshjen e së mërkurës.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, me lojën e Kombëtares sonë që funksionoi. Më pas brazilianet e reja shfaqën më shumë për fitoren e parë.
Arjeta Imeraj i shënoi 5 gola nga 11 tentime për Kosovës. 4 gola nga 9 tentime i kishte Diona Dresh, kurse 4 gola nga 8 tentime i realizoi Sara Gjergjaj.
Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Franca fitoi 50:14 ndaj Indisë.
Të enjten prej orës 10:00, Kombëtaren tonë e pret ndeshja shumë e vështirë me Francën. Të shtunën është ndeshja ne Indinë, në të cilën vajzat tona e kërkojnë suksesin e madh.