Hendboll, spanjollet e "UCLM" vazhdojnë në finale pasi mposhtin çeket e "UPOL"
Lexohet për: 1 min.
hendboll femrat
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e dytë në sallën "1 Tetori", e vlefshme kjo për konkurrencën e femrave të ditës së pestë të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete FISU Prishtina 2022.

Hendbollistet spanjolle të "UCLM", kanë shënuar fitore të thellë kundër atyre të universitetit çek, "UPOL", kështu duke siguruar biletën drejt finales së këtij turneu, raporton KosovaPress.

Pas plot 60' minutave lojë në parketin e sallës "1 Tetori", janë shënuar plot 41 gola, ku rezultati në semafor tregon 29:12, në favor të vashave spanjolle.

Më e mira e ndeshjes ishte Lucia Calcerrada me shtatë gola, kurse më të dalluarat te çeket ishin Anna Mozisova dhe Adela Protivankova me nga katër gola.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024