Hendboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Finlandën për Euro 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hendboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Finlandën për Euro 2026
Hendboll
25/02/2026 - 10:46
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Kosovës në Hendboll, Agron Shabani, e ka shpallur listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Finlandën.

Në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, Kombëtarja e Hendbollit i luan në fillim të marsit dy ndeshje me Finlandën.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa të Finlandës, ndërsa e dyta më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Grumbullimi i Kombëtares bëhet të dielën në Prishtinë, ndërsa të mërkurën e javës së ardhshme është udhëtimi për në Finlandë” – bëhet e ditur në njoftimin e Federatës të Hendbollit të Kosovës, në facebook.

Selektori Shabani ka ftuar 16 lojtare për këtë grumbullim.

Në Kombëtare janë kthyer Dafina Mustafa, Yllka Shatri e Melisa Mulaj.

Ndërkohë emra të rinj janë lojtaret e Kombëtares U19, Vanesa Kastrati, Aulona Maloku dhe Albina Pllana.

Ndërkohë në kombëtare është duke u bërë ndërrimi i gjeneratës dhe ftesa për lojtaret e reja.

Kombëtarja i ka luajtur tashmë dy ndeshje në këto kualifikime. Është mposhtur nga superfuqia, Franca, dhe nga Kombëtarja cilësore e Kroacisë. Dy humbje i ka edhe Finlanda, kështu që ndeshjet e marsit pritet të vendosin për vendin e tretë në grup, derisa edhe nga vendi i tretë është i mundshëm kualifikimi në Evropian.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026