Hendboll/ Kosova U18 e përfundon Botërorin me fitore
Lexohet për: 2 min.
Hendboll u18
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar me fitore paraqitjen në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Të premten në orët e para të mëngjesit, sipas kohës në vendin tonë, Kosova fitoi ndaj Nigerisë me rezultatin 21:18. Ndeshja ishte e vlefshme për vendin e 23-të. Pra Kosova U19 ka përfunduar e 23-ta prej 32 ekipeve kombëtareve pjesëmarrëse në Botëror.

Për hendbollistet kosovare është paraqitja e parë në Botëror. Në fakt për herë të parë një ekip kombëtar i Kosovës në konkurrencë të sportisteve, në sportet ekipore, është kualifikuar dhe është paraqitur në Botëror. Dhe në pjesëmarrjen e parë nëntë ekipe kombëtare janë lënë prapa.

Pjesa e parë e ndeshjes me Nigerinë ishte e fortë dhe e barabartë. Përfundoi 7:7. Në pjesën e dytë Kombëtarja jonë, përkundër telasheve me lëndime, shfaqi më tepër dhe arriti fitore. Kombëtarja jonë ishte vazhdimisht në epërsi dhe fitoi në fund me rezultat 21:18.

Diona Dreshaj i shënoi 10 gola për Kosovën dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Arjeta Imeraj, Orgesa Gola e Andra Uglani i shënuan nga 3 gola.

Botërorin e parë të saj, Kosova U18 e përfundoi me tri fitore e katër disfata.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025