Hendboll/ Kosova sot përballë Sllovakisë në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
Hendboll
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e përkushtuar për të kërkuar fitoren ndaj Sllovakisë. Ndeshja Kosovë–Sllovaki zhvillohet sot prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të enjten në Povazska Bystrica, Kosova pësoi me rezultat 33:23 nga sllovakët në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.

Sot është ndeshja e kthimit. Hendbollistët e Kosovës dhe shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Bujar Qerimi janë të përkushtuar për të përmirësuar përshtypjet. Fokusi është maksimal në kërkim të fitores.

Të shtunën Kombëtares i është bashkuar edhe kapiteni Valon Dedaj, që nuk kishte mundësi të paraqitej në ndeshjen e parë. Ardhja e kapitenit është shoqëruar me energji shtesë pozitive në Kombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024