Hendboll/Kosova mposhtet nga Mali i Zi
Lexohet për: 1 min.
12-hendboll
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje ndaj Malit të Zi, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e pestë të raundit të tretë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Në ndeshjen që u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën 24:26 nga Mali i Zi, raporton KosovaPress.

Pjesën e parë të takimit Kosova e mbylli në disavantazh prej pesë golave, respektivisht me rezultat 11:6, kurse në pjesën e dytë ishte më e mirë në parket dhe kishte avantazhin prej 18:15, por që nuk ishe e mjaftueshme që ta evitonte humbjen.

Kjo ishte humbja e pestë me radhë e Kosovës në këto kualifikime drejt Kampionatit Evropian të hendbollit Euro 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024