Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut
Lexohet për: 1 min.
Hendboll u18
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë humbur ndeshjen e fundit në fazën e dytë grupore në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Të martën në orët e para të mëngjesit, hendbollistet kosovare i kishin përballë hendbollistet e Koresë së Jugut. Koreja e Jugut fitoi me rezultat 31:21. Jugkoreanet pjesën e parë e fituan 14:11, ndërsa dallimi u bë në pjesën e dytë që përfundoi 17:10 për aziatiket.

Diona Dreshaj i shënoi 10 gola nga 13 tentime për Kosovën. Arjeta Imeraj i kishte 3 gola nga 5 tentime, kurse Orgesa Gola realizoi 2 herë nga 3 tentime.

Me 4 pikë, Kosova U18 përfundoi në vendin e dytë të Grupit II të “President’s Cup”, ku garohet për pozitat prej 17 deri në 32. Grupin e fitoi Koreja e Jugut me 6  pikë. India përfundoi e treta me 2 pikë, kurse Kanadaja e fundit, pa pikë.

Kombëtaren tonë e presin edhe dy ndeshje në Botëror, për plasman përfundimtar nga pozitat prej 21 deri në 24. Ndeshjen e radhës vajzat tona e kanë të enjten.

Bilanci i tyre i deritashëm në Botëror është dy fitore e tri humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024