Hekurudha Prishtinë-Durrës, punimet në rrugët për Podujevë e Pejë, ministri Aliu jep detaje
Lexohet për: 2 min.
Liburniii-2
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tregon se cili do të jetë fati i projektit për hekurudhën Prishtinë-Durrës. Derisa ka dhënë më shumë detaje për përfitimet që do të ketë Kosova nga ky projekt madhor ndër shqiptar.

Ministri Aliu në një intervistë për KosovaPress ka treguar si po realizohen projektet infrastrukturore për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, projektin për Bujanoc, dhe rrugën tjetër për Pejë.

Ndërsa, ai thotë se projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës, e shndërron Kosovën në një vend kryesor të transitit dhe një pikë shpërndarëse të mallrave.

Ministri Aliu shprehet se janë duke punuar të përfundojë çështja e fizibilitettit në mënyrë që të realizohet sa më shpejtë projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës.

Ndërsa, tregon edhe për projektet infrastrukturore që janë duke u kryer në nivel vendi, atë për Llap, Dukagjin dhe Luginë.

Ndërkaq, ai thekson se janë duke punuar të menaxhojnë ujin që shkaktohet nga vërshime, për të cilën thotë, se në këtë mënyrë do të tejkalohet situata e thatesirave e cila Kosovën e pret pashmangshëm.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Kosovë, ka thënë se po punohet për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës për opsionet më të mira. Ndërsa, ka shtuar se janë duke pritur studimin e fizibilitetit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/nis-puna-per-hekurudhen-prishtine-durres-kompania-austriake-shpallet-fitues-i-projektit

https://kosovapress.com/nisin-punimet-rruga-prishtine-podujeve-konsiderohet-jetike-per-qytetaret

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024