Haziri: Kurti e kundërshtoi një Asociacion, po e pranon një autonomi politike në 17.3 % të territorit të Kosovës
Lexohet për: 3 min.
lutfi-haziri-2-270424
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shkruar se kryeministri Albin Kurti e kundërshtoi një Asociacion, por po e pranon një autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës.

Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për tri vjet kryeministri Albin Kurti herë po thotë se kemi marrëveshje me Serbinë e herë nuk kemi.

“Tre vite vjet as Po e as Jo. Kemi marrëveshje e nuk kemi marrëveshje se nuk është nënshkruar. Po ju duan juve e jo neve. Kemi draft-statut e më vonë thanë nuk kemi. Është dokument zyrtar i punuar nga tre ekspertë europianë, dërgon komentet me shkrim dhe në mënyrë zyrtare kthehen prapa e thonë është Non Paper dokument dhe pa autor”, ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i tij i plotë:

E kundërshtoi një Asociacion, po e pranon një Autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës!

Tre vite vjet as Po e as Jo. Kemi marrëveshje e nuk kemi marrëveshje se nuk është nënshkruar. Po ju duan juve e jo neve. Kemi draft-statut e më vonë thanë nuk kemi. Është dokument zyrtar i punuar nga tre ekspertë europianë, dërgon komentet me shkrim dhe në mënyrë zyrtare kthehen prapa e thonë është Non Paper dokument dhe pa autor.

Jo Gjykatën Kushtetuese të Republikës tonë, por Komisioni i Venecias si organ i pavarur dhe neutral. Jo draftit Evropian, por një draft i ri në korniza të FES edhe atë për dhjetë ditë ishin të gatshëm ta bëjnë dhe me këtë fakt pranohet Zajednica.

Tani Presidentja Osmani me garancione shtesë dhe gatishmëri që pas vendimit të Qeverisë, ajo personalisht ta dërgojë në Gjykate Kushtetuese. Ky është hapi më i madh dhe më i zbardhur si presion ndaj Kurtit si Kryeministër, i cili duhet të veprojë. Atij po i kërkohet ta sjellin vendimin për Asociacion në Qeveri,

Presidentja e dërgon në Kushtetuse dhe EU/task forca e implementon Zajednicën. Ndarje e re e detyrave. E kundërshtoi një Asociacion e po e pranon një Autonomi politike në 17.3 për qind të territorit të Kosovës. Në gjuhen e Kurtit i bie: Ju nuk e zbatuat Zajednicën, po ua sjell Pokrainën veriore të Kosovës!

P.S. Mërgimtarëve që u premtoi 3 milionë euro për kartonin e gjelbër e 10 milionë për kreditë për t’ua servisuar në kohën kur ata 1.2 miliardë dërgojnë remitenca çdo vit Kosovës, nuk duhet me pritë që u jep asgjë tjetër pos Pokrainën në veri të vendit. Ata e duan Kosovën më shumë se premtimet e tij!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025