Hazard zbulon arsyen e pensionimit
Lexohet për: 2 min.
Hazard
1 vit më parë
Linku u kopjua

Eden Hazard zyrtarisht i dha fund karrierës së tij në moshën 32-vjeçare pasi u largua nga Real Madridi këtë verë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë për një ndërprerje të kontratës një vit përpara se ajo të skadonte.

Belgu u përfol se kishte marrë oferta nga disa klube në të gjithë Evropën, por përfundoi duke vendosur të largohej dhe tashmë ka zbuluar edhe arsyen që e shtyri të marr një vendim të tillë, përcjellë KosovaPress.

Ai ka thënë se kishte humbur interesin për të luajtur futboll dhe se stërvitjen nuk i jepnin asnjë kënaqësi.

“E kisha menduar tashmë kur u tërhoqa nga kombëtarja. Po dilja nga një periudhë e komplikuar me Realin. E kisha thënë gjithmonë se do të ndaloja sapo të mos argëtohesha më në fushë. Nuk doja të shkoja të luaja diku për para. Ishte zgjidhja më e mirë. Nuk më pëlqenin më as stërvitje dhe nuk doja të luaja më. Vendimi ishte i thjeshtë.”, ka thënë Hazard për “L’Avenir”.

Ai ka bërë të ditur se në vazhdim do të bëjë një jetë të thjeshtë duke u marr me çiklizëm, duke luajtur gol dhe duke bërë udhëtime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024