Fatmir Haxholli, sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, ka bërë të ditur se sipas një njoftimi ende të pakonfirmuar që i është dërguar mediave në Brograd, Serbia ka ndaluar një qytetar me inicialet F.K i lindur me 1968.
Ai ka shkruar në Facebook se “është për keqardhje që Serbia, vendi me historinë më të freskët të krimeve të luftës dhe gjenocidit, nuk dinë të ndalur me arrestimet, siç bëri para pak kohësh, dhe siç ka bërë edhe sot, sipas një njoftimi ende të pakonfirmuar që i është dërguar mediave në Beograd, nga ministria e punëve të brendshme të Serbisë.
Ai ka shtuar se ‘të vetmit që kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat miltare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe, dhe nëse dikush duhet ndjekur për krime lufte në Kosovë dhe Koshare, ai do të duhej të jetë pjesëtarë i atyre forcave’.