Haxhiu zhvilloi vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe Strehimore
Lexohet për: 1 min.
Foto 1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot gjatë ditës një vizitë tek Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ku ndoqi nga afër punën që bënë kjo agjenci, dhe rezultatet që ka arritur deri tani.

Haxhiu tha se kjo agjenci duhet të jetë çdo herë e qasshme ndaj të gjitha kërkesave për ndihmë juridike falas, dhe se misioni i saj është tejet i rëndësishëm në funksion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për këtë ndihmë.

Në Prizren, ministrja Haxhiu u ndal edhe te Qendra Strehimore e viktimave të dhunës, me ç’rast u njoftua nga afër me shërbimin dhe trajtimin që u bëhet viktimave të dhunës, si dhe dëgjoi nga afër vështirësitë me të cilat ballafaqohen ato.

Ministrja tha se mbështetja ndaj Qendrave Strehimore kudo në Kosovë sikurse edhe në Prizren nuk do të mungojë, dhe se puna që bëjnë ato është një mision fisnik e human që ndikon jashtëzakonisht mirë në trajtimin e grave viktima të dhunës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024