Haxhiu: Sot do të hiqen masat ndaj Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Sot do të hiqen masat ndaj Kosovës
Albulena HAxhiuu
Foto Arkiv
02/03/2026 - 13:34
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian të hënën, më 2 mars, do t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se e përshëndet këtë veprim nga Bashkimi Evropian, megjithëse me vonesë, raporton KosovaPress.

“Informacionet tona janë se sot do të vendoset në këtë drejtim. Si kryetare e Kuvendit e përshëndes heqjen e masave të padrejta, ndonëse me vonesë”, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026