Haxhiu: Shpresojmë se kodi civil do të kalojë në Kuvend
Lexohet për: 2 min.
312925346_443458017927537_5850179002959326508_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Projektkodi Civil do të kalojë së shpejti në Kuvendin e Kosovës. Ministrja tha se ky është një dokument tejet i rëndësishëm dhe beson se kësaj radhe do të marrë miratimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Besoj që shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës. Kësaj radhe kodi civil do të kalojë në Kuvend për faktin se është dokument i rëndësishëm. Kemi pasur takime me deputetët, marrë parasysh rëndësinë e kodit civil besojmë që kodi civil kësaj radhe do të miratohet në Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.

Ajo tha se, siguria ime bazohet  pasi që në takimet me grupin parlamentar, nuk them që secili deputet do të votojë për, ka ende disa që i kanë qëndrimet e bisedimet e tyre, po them edhe njëherë që qeveria dhe grupi parlamentar në shumicë angazhohet në avancimin e të drejtave të njeriut”, Haxhiu.

“Aplikimi në Këshillin e Evropës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën. Për tu bërë anëtar duhet të respektohen së pari të drejtat e njeriut”, shtoi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024