Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president s’mund të thirret seanca
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president s’mund të thirret seanca
18/02/2026 - 16:21
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se pa 30 nënshkrimet e kandidatëve nuk mund të thirret seanca.

E pyetur pas takimit me kryetarët e komisioneve, Haxhiu tha se më 4 mars gjithçka do të përfundojë, por nuk ka mundësi pa nënshkrimet.

“Për këtë çështje ju lutem të diskutoni me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Natyrisht, si Kuvend ne duhet t’i kryejmë përgjegjësitë që kemi. Unë, sapo t’i kem nënshkrimet, sepse ju e dini që duhet të jenë 30 nënshkrime nga dy kandidatë, do ta thërrasim seancën dhe do të procedojmë me këtë. Para së gjithash, do të kemi takime me të gjitha partitë politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Sipas interpretimeve, më 4 mars gjithçka do të përfundojë, mirëpo nuk mund të veproj pa i pasur nënshkrimet e kandidatëve”, tha Haxhiu.

-


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026