Haxhiu: Më duket se ministri Latifi ka shkuar në Amerikë, pasi Kurti ia mori kompetencat
Lexohet për: 2 min.
306496569_764208408137406_2977441845801796816_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shprehur mëdyshje se ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi, ka shkuar në Amerikë për shkak se kryeministri, Albin Kurti, ia ka marrë kompetencat, me themelimin e komisionit ekzekutiv për shëndetësi.

Në seancën e sotme të Kuvendit, gjatë pyetjeve parlamentare, në mungesë të ministrit Latifi, deputeti opozitar e pyeti kryeministrin për siç tha gjendjen e mjerueshme në shëndetësi dhe keqpërdorimet e mëdha.

“Po më doket se për shkak që (kryeministri) ia ka marrë kompetencat Rifat Latifit, ai ka ikë për në Amerikë, është në një aktivitet më të rëndësishëm se kjo. Pyetjen po e lexoj nëse kryetari i komisionit ekzekutiv për shëndetësi, Albin Kurti, ka mundësi të na përgjigjet. Sipas raportit të Auditorit për SHSKUK-në në vitin 2021  janë evidentuar keqpërdorime të shumta. Në 61 raste me vlerë 7 milionë e 864 mijë euro mungon raporti i pranimit të mallit që duhej përgatitur nga menaxherët e kontratave. Në 17 raste në vlerë 1 milionë e 759 mijë euro urdhërblerje ishin proceduar pas pranimit të mallit e faturës. Këto abuzime me furnizime mjekësore, me ushqim, sigurim të automjeteve, pastrim e karburant e sigurim fizik. Në 12 raste 2 milionë e 442 mijë euro nuk ishin paguar faturat brenda afatit ligjor. Po besoj e dini stilin e kësaj  qeverie pse kanë ndodhur vonesat, për pazare të stilit 20 mijë tash e 10 mijë më vonë. Hajni e keqpërdorime deri në procedura të prokurimit për transport të kufomave për shërbimet funerale për viktimat e COVID-19. Lista e pritjeve për diagnostikime e operime është rritur me bordin e SHSKUK-së të emëruar nga qeveria Kurti. Në kardiologji lista e pritjeve ishte 0-7 ditë, ndërsa tash është 1 vjet e gjysmë. Cilat do të jenë masat e kryetarit të Komisionit Ekzekutiv ndaj këtij raporti për të vënë para përgjegjësisë keqpërdoruesit”, theksoi ai.

Megjithatë, kryeministri Kurti nuk u përgjigje në pyetet e deputetit Haxhiu./E.Zeqiri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025