Haxhiu-Kurtit: Lëri të votojnë të lirë deputetët, kur të dhemb shpina të trajtojë
Lexohet për: 4 min.
kuvendi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ka shkaktuar përplasje mes pozitës dhe opozitës.

Përplasje të ashpër ka pasur edhe ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe iniciuesit të projektligjit në fjalë, Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.

Deputeti i PDK-së, Haxhiu tha se ka shpresuar për një qasje më pragmatike të pozitës në Kuvend lidhur me këtë çështje, ndërsa theksoi se të drejtën për nisma ligjore u garantohet me ligj.

Duke iu përgjigjur kritikave të Kurtit, se iniciuesi është joprofesionist i ekonomisë, Haxhiu i tha Kurtit se nëse qëndron në zyrë vazhdimisht të dhemb shpina dhe ai mund ta trajtojë si fizioterapist.

“Kërkova që debati mos me u bartur në personale, sot e kem vetëm një kërkesë, mos iu bë presion deputetëve tuaj në. Lëri të votojnë të lirë, në bindjen e tyre, në vullnetin  tyre. Në aspektin personal, kryeministër, të kam thënë ty dhe kolegëve tuaj, që nihemi prej kohës së Unionit të Studentëve , dhe kur unë iu kam bashkuar UÇK-së dhe ti ke qëndruar në Prishtinë. Por po duket kryeministër që nëse kështu vazhdon me qëndruar në zyrë, edhe mos me i dëgjuar kërkesat e qytetarëve, ke me pasur edhe probleme të dhimbjes së shpinës dhe ke me pasur nevojë edhe për fizeoterapi, kështu që jam i gatshëm me të trajtuar pa para sa herë që ke nevojë. Por sot qytetarët kanë nevojë që qeveria dhe kuvendi, ndonëse po ke vullnet me ua mbylle gojën deputetëve, por nëse ke arritë me bërë te deputetët tuaj, nuk ke me arrit me bërë te ky kuvend, sepse ky është tempulli i demokracisë”, theksoi Haxhiu.

Kundër replikë ka pasur kryeministri Albin Kurti, i cili e ka kritikuar ashpër deputetin Haxhiu që ka propozuar projektligjin për Trustin.

“Çështja e financave shtetërore, çështja e të ardhmes në ekonomi e ka një dimension të fuqishëm professional. Duhen shumë profesionistë e ekspert të konsultohen para se të thuash diçka. Sepse edhe vetëm duke folur bën dëm. Lëre më duke bërë. Prandaj, jam i interesuar ta di se kë ke konsultuar për këtë, sepse nuk je i fushës. Do të vij në seancë, edhe me respektin më të madh do t’ju dëgjoj atëherë kur për shembull ju ta merrni një nismën e projektligjit për masazhe. Ama projektligjin për Trust s’ka kurrë farë kuptimi kjo punë. Kush janë ekspertët. Jam i bindur po të ishte këtu deputet Bedri Hamza nuk do ta propozonte. Nuk është e rastësishme që nuk folën as Avdullah Hoti, as Hykmete Bajrami e as Lumir Abixhiku. Ta kanë lënë ty këtë punë, fizoterapeisti me doktoraturë të propozojë tërheqjen e Trustit”, thekoi ai.

Fillimisht kryeministri Kurti tha se shumica e qytetarëve nuk përfitojnë aspak nga mjetet e pakta që kanë të kursyera në Trsut.

Për këtë, Kurti tha se Qeveria nuk do ta mbështet këtë projektligj.

“Shumica kanë pak, përfitojnë aspak, ndërkaq ajo pakicë që kanë shumë, edhe ajo siç ka shumë përfiton fare pakë. Nuk ka fitues nga kjo mënyrë veçse dëmtime për të gjithë. E në fund më lejoni tua them një gjë që nuk e kam ditur. Unë nuk e kam ditur dhe nuk kam qenë i njoftuar që nismëtari është doktor shkence. Nismëtari i kësaj iniciative ka doktoraturë dhe unë besoj që kjo nismë ka ardhur, sepse nismëtari ka doktoraturë. Po mos të kishte doktoraturë nuk do ta bënte këtë nismë. Pra nevojitet doktoratura për një fizeoterapesit që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi. Nuk ka shpjegim tjetër, vetëm një doktoraturë ën fizeoterapi që ta sjellë vetëbesimin e nevojshëm që të bësh këso lloj propozimesh në ekonomi. E them që qeveria e Kosovës nuk e mbështet këtë projektligj”, theksoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024