Haxhiu: Kodi Civil do të procedohet në Kuvend brenda këtij viti
Lexohet për: 2 min.
haxhiu-230823
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kodi Civil dhe ai i Procedurës Civile do të procedohen gjatë këtij viti në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, ajo shtoi se për herë të parë do të themelohet Gjykata Administrative me divizionet e veçanta për trajtimin e kontesteve të punës.

Pas mbledhjes së qeverisë, ajo ka prezantuar koncept-dokumentin e Kodit të Procedurës Civile dhe për Gjykatën Administrative dhe të Punës.

Ajo shtoi se kur ka nisur puna në hartimin e koncept-dokumentit kanë qenë më shumë se 10 mijë lëndë të natyrës administrative, të cilat trajtohen nga gjykatat. Haxhiu deklaroi se deri në muajin dhjetor do të procedohet ky koncept-dokument në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar edhe koncept-dokumenti për Kodin e Procedurës Civile, ku Haxhiu tha se pesë pjesët e tij janë dispozitat e përgjithshme.

“Planifikojmë që brenda këtij viti t’i procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Dhe sigurisht mund të pyetem se pse deri tash nuk është proceduar, unë ju kam treguar edhe në konferenca për media të kaluara edhe komunikimet që bashkërisht që kemi pasur në kuadër të takimeve në Ministrinë e Drejtësisë që ne jemi duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që Kodi Civil të mos dështojë, pra të shkojë në Kuvend. Qëllimi ynë është që të mos dështojë", tha Haxhiu.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haxhiu deklaroi se të gjithë serbët që paguhen nga shteti në Ministrinë e Drejtësisë janë duke vijuar punën.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024