Haxhiu kërkon dënim maksimal për vrasësin e gruas në Ferizaj
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një 21-vjeçareje sot në Ferizaj dhe plagosjes së një të mituri, duke thënë se ky krim duhet të merr dënim maksimal. Haxhiu tha se aktualisht është në komunikim me institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin veprimet sipas kompetencës. “Edhe një jetë u shua sot! E tronditur nga lajmi për vrasjen e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Një krim tjetër i rëndë i cili duhet të marrë dënim maksimal. Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pa kompromis në adresimin e këtyre rasteve.

Jemi në komunikim me institucionet përgjegjëse që të kuptojmë të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrim veprimet sipas kompetencës. Në këto momente të vështira jemi me familjen dhe të afërmit e të ndjerës dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta,” ka shkruar Haxhiu. Valon Aliu dyshohet se ka vrarë sot Erona Cokli (21) në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Rasti ka ndodhur në katin e parë, ku është plagosur edhe një i mitur D.C. (15), i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar të dyshuarin e moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili  me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale vrasja. Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën vrasje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024