Haxhiu ka pasuri mbi 180 mijë euro, e kredi 160 mijë euro
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu ka pasuri mbi 180 mijë euro, e kredi 160 mijë euro
Foto Ilustruese
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu, njëherësh kryetare e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka deklaruar të ketë borgj si kredi gati se në vlerë të pasurisë që ka aktualisht.
Në deklarimin vjetor të pasurisë, ka paraqitur një banesë prej 128 metrash katrorë, në pronësi të përbashkët, në vlerë prej 118 mijë euro.
Kurse në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar një banesë prej 82 metrash katror në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë prej 6 ari në vlerë 15 mijë euro.
Para të gatshme në llogari ajo ka deklaruar se i ka 1531 euro.
Por, kur I ka deklaruar obligimet, ajo ka pareaqitur një kredi në vlerë prej 160 mijë eurosh.
Ndërkohë, të hyra vjetore personale nga paga, mëditje dhe shtesat e kompensimet e tjera ajo i ka deklaruar mbi 24 mijë euro.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.