Kosova ende nuk ka ligj i cili përcakton shpërndarjen e mjeteve bazuar në aspektin gjinor për partitë politike, u tha në diskutimin e organizuar nga Instituti Demokratik të Kosovës.
Veç tjerash, u theksua se gratë nuk janë të barabarta në ndarjet buxhetore dhe se ekziston diskriminimi ekonomik mes të dyja gjinive.Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu tha se gratë më pak kanë mundësi t'i qasen financimit privat, për shkak të paragjykimeve.
Në diskutimin "Roli i forumeve të grave në promovimin e buxhetimit gjinor", kryetarja e organizatës "Gratë për Vetëvendosje", Albulena Haxhiu tha se gratë i vuajnë më shumë fenomenet negative në vend.
Ajo shtoi se në mbledhjet e Këshillit te Përgjithshëm të LVV-së, gratë mungonin për shkak të kujdesit për fëmijët. Ajo tha se kanë praktikuar çerdhe mobile, që të njëjtat mos të mungojnë në mbledhjet e këshillit.
Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka folur për kuotën e garantuar për pjesëmarrjen e grave, për çka tha se është e pamjaftueshme.