Haxhi Shala transferohet për në Hagë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është ndaluar nga Gjykata Speciale dhe sot në mëngjes është transferuar për në Hagë.

Xhevdet Smakiqi, avokat i Haxhi Shalës, ka bërë të ditur për KosovaPress, se sot në mëngjes kishte bastisje edhe në shtëpinë e klientit të tyre nga EULEX.

Ai theksoi se gjatë gjithë kohës Haxhiut nuk iu është lejuar prezenca e mbrojtjes dhe kjo sipas tij, është shkelje arbitrale.

 “Sot në mëngjes është ndaluar dhe është shkëputur komunikimi me Haxhiun, ai është transferuar për në Gjykatën Speciale në Hagë”, tha Smakiqi.

Përndryshe, Specialja këtë vit ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024