Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani ka deklaruar se ekonomia e Kosovës fatkeqësisht ka ngecë në një nivel zhvillimi i cili pak a shumë është në trendet e pas luftës. Ai derisa ka kërkuar nga qeveria që të ndërhyje urgjentisht duke krijuar një mjedis të barabartë që të operojnë bizneset, thotë se shqetësuese për vendin mbetet edhe ulja e investimeve kapitale.
Hashani në një intervistë për KosovaPress, thotë se pavarësisht normës së rritjes ekonomike, vendi ka ngecur me një grackë, dhe nuk po arrihet të adresohen problemet e rëndësishme që ka Kosova. Derisa kërkon nga institucionet që të përkahin më shumë sektorin prodhues, në këtë drejtim të fuqizohet edhe ekonomia e Kosovës.
Duke folur për ekonominë e vendit, Hashani derisa tregon se çfarë hapa duhet të ndërmerr qeveria, shton se në vitet e fundit është se ka një rritje të përpjesës së buxhetit, i cili është transfer dhe subvencionim, ndërsa ulje të investimeve kapitale edhe në nivel të planifikimit.
Në anën tjetër, Hashani nënvizon se edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës që vazhdojnë të jenë akoma në fuqi po i bëjnë dëme ekonomisë së vendit, pasi sipas tij, dërgojnë sinjale jo të mira tek investitorët tjerë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...