Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrat në detyrë, të cilët janë certifikuar edhe si deputetë, kanë uzurpuar pozitat ekzekutive, thotë profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani. Sipas tij, një gjë e tillë konfirmohet edhe në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, të cilin e vlerëson si profesional dhe detyrimisht të zbatueshëm, pasi i njëjti – sipas Hasanit nuk mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese nga ekzekutivi në detyrë.
Gjykata Supreme, më 15 korrik, mori vendim se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë është e kundërligjshme, pasi shkelen dispozitat kushtetuese.
Sipas tij, Supremja nuk e ka interpretuar Kushtetutën, por vetëm e ka zbatuar atë, ashtu siç e detyron Kushtetuta.
Qeveria në detyrë ka reaguar kundër vendimit të Supremes, duke e konsideruar atë arbitrar dhe të njëanshëm, madje kanë paralajmëruar edhe dërgimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, aktgjykimi i Supremes është detyrimisht i zbatueshëm dhe nuk mund të ankimohet.
Ai ngre dyshime nëse ministrat në detyrë, të cilët janë certifikuar edhe si deputetë, do ta zbatojnë aktgjykimin e Supremes. Por, sipas tij, moszbatimi i vendimit mund të ketë pasoja penale dhe Prokuroria duhet të jetë vigjilente në këtë drejtim.
Në PDK thanë se Supremja ka vulosur faktin se mbajtja e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave që njëkohësisht janë edhe deputetë është në kundërshtim me ligjin.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Po ashtu, edhe anëtarë të LDK-së kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale aktgjykimin e Supremes, duke ia bashkangjitur 17 kallëzimet penale që kanë bërë më herët për anëtarët e kabinetit të Qeverisë Kurti, të cilët janë certifikuar edhe si deputetë./E.Zeqiri/