Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025. Kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore. Kështu është theksuar në raportin “Projektbuxheti 2025- analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, e organizuar nga Instituti GAP.
Blendi Hasaj nga ky institut, ka thënë se suksesi i këtij planifikimi varet edhe nga dinamika e shpenzimeve, veçanërisht te investimet kapitale të cilat shpesh rezultojnë me nënshpenzim.
Ndërsa, ka thënë se këtë vit vërehet një shpërndarje më e barabartë e investimeve kapitale të nivelit qendror nëpër komuna.
Ai po ashtu ka thënë se qytetarët ende vazhdojnë të shpenzojnë shumë nga gjepi i tyre si për qindje e gjitha shpenzimeve që bëhen për sektorin e shëndetësisë.Ndërkaq, Hysaj ka thënë se tre komunat e vendit rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025, kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore.
“Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025 krahasuar me 2024, kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore”, u shpreh ai.