Harrohet zona ekonomike amerikane, Zeka: Kosova, partnere joserioze
Lexohet për: 3 min.
zeka-040124
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për t’u hequr masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të cilat po i sjellin dëme të mëdha vendit, institucionet duhet të tregohen më bashkëpunuese ndaj kërkesave nga komuniteti ndërkombëtar, pasi që duhet të dëshmohet se vendi është shtet serioz dhe që mund të mirëmbajë marrëdhënie ndërkombëtare edhe me shtetet tjera.

Kështu vlerëson drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka i cili kërkon nga qeveria të tregohet më e përkushtuar në takimet me përfaqësuesit e BE-së.

Në një intervistë për KosovaPress, Zeka kërkon nga institucionet të bëjnë më shumë në promovimin e potencialeve që ka vendi për tërheqjen e investitorëve të huaj. Derisa shton se investimet amerikane për periudhën janar-shtator 2023 janë rreth 50 milionë euro më origjinë nga ShBA-të.

Në anën tjetër, ai thotë se edhe vitin që lamë pas, fatkeqësisht qeveria nuk i ka dhënë prioritet zonës ekonomike amerikane. Kështu, ai thotë se Kosova paraqitet si partner joserioz qoftë para investitorëve amerikanë por edhe para partnerëve tjerë.

Ai konsideron se shteti ka dështuar në promovimin e potencialeve për investime të huaja në vend.

Duke folur për masat që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës tash e disa muaj, Zeka konsideron se ky është një dëm i madh për vendin, për çfarë thotë se institucionet e vendit duhet të tregohen më bashkëpunuese sa i përket kërkesave të komunitetit ndërkombëtar.

"Duhet të bëhet më shumë në promovimin e potencialeve që Kosova i ofron për tërheqjen e investitorëve të huaj... Ka humbur shumë nga masat e BE-së", thotë ai.

Sipas tij, situata aktuale e sigurisë ka ndikuar tek investitorët e huaj që duan të investojnë në Kosovë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

I pyetur për investimet direkte amerikane, tregtinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjatë vitit të kaluar, ai thotë se vetëm për periudhën janar-shtator, janë rreth 47 milionë euro me origjinë nga ShBA-të.

Ndërkaq, zonën ekonomike amerikane në Gjakovë, Zeka e quan fatkeqësi nga ana e qeverive që nuk e kanë marrë me prioritetjetësimin e saj. Ai thotë se qeveritë të cilat ndërrohen përgjatë viteve duhet pashmangshëm të vijojnë të zbatojnë politikat ose vendimet që janë marrë nga qeveritë paraprake.

Duke renditur sfidat në aspektin e zhvillimit të vendit, Zeka konsideron se shteti duhet të investojë më shumë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, pasi sipas tij është më lehtë për bizneset në të bërit biznes.

Ndonëse Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Zeka thotë se nevojiten vite e dekada që Kosova të arrijë në nivelin e rritjes ekonomike të shteteve të BE-së.

Krejt në fund, Zeka vlerëson se nevojitet një dialog i sinqertë ndërmjet sektorit privat dhe atij publik. Sipas tij, ka takime, mirëpo rekomandimet e sektorit privat rrallë merren parasysh, për çfarë kërkon më shumë mbështetje për këtë sektor./E.Krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025