Haradinaj: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi përherë pjesë e kujtesës historike
Lexohet për: 1 min.
326777957_581023106862056_7497656654315476761_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka kujtuar heronjtë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në 26 vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj ka potencuar se Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike.

“Në 26-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.  Sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë që, më 31 janar të vitit 1997 ka ndodhur njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kanë qenë duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre ishte zbuluar nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre kanë rënë heroikisht në luftë me ta.

https://kosovapress.com/%e2%80%8b26-vjet-nga-renia-e-tre-ushtareve-emblematike-te-uck-se/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025