Haradinaj vlerëson mbështetjen e Italisë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në selinë e Aleancës ambasadorin italian, Antonello De Riu, ku zhvilluan një diskutim të hapur rreth situatës politike në vend.

"Shteti mik italian ka treguar ndër vite kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset," u shpreh ish-kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar kontributin e Italisë në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Lideri i AAK-së theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë evoluar në një partneritet të fortë, duke shprehur nevojën për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti, veçanërisht në drejtim të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional. Haradinaj shprehu mirënjohje të veçantë për rolin e vazhdueshëm të Italisë në mbështetje të Kosovës, si në të kaluarën ashtu edhe në periudhën aktuale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024