Haradinaj viziton policin e plagosur: Kushdo që përballet me Policinë të japë llogari para Drejtësisë
Lexohet për: 2 min.
319324292_701171741374177_1300615563986053893_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar polici i cili është plagosur mbrëmë në veri të vendit.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit.

“Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij. Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë”, ka shkruar ai.

Përndryshe, polici është plagosur në fshatin Serbovc, të komunës së Zveçanit.

Incidenti ndodhi mbrëmë pak para mesnatës, ndërsa është shkaktuar nga persona të cilët ishin të armatosur me armë të gjata nga një veturë me targa KM.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet e saj ishin në detyra të rregullta në patrullim, kur edhe janë sulmuar.

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se polici i lënduar është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ndërsa vetura e policisë ka pësuar dëme të konsiderueshme.

“Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”.

Policia  e Kosovës ka shtuar mbrëmë praninë në veri të Mitrovicës, për shkak të situatës së sigurisë.

Kujtojmë se të martën në veri të vendit  ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024