Haradinaj uron Distrian për titullin evropian: Kosova është krenare me ty
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj uron Distrian për titullin evropian: Kosova është krenare me ty
New Project - 2026-04-16T152038.520
16/04/2026 - 18:20
Linku u kopjua

Ramush Haradinaj, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për suksesin e saj madhështor në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku u shpall kampione e Evropës për herë të katërt.

Përmes një reagimi emocional, Haradinaj theksoi se Distria i dha sërish ngjyra flamurit të Kosovës dhe e mbrojti titullin me plot meritë përballë konkurrencës më të fortë në kontinent.

“E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi i dha sërish ngjyra flamurit të Kosovës duke na bërë krenar... Distria triumfoi me plot meritë, duke mbrojtur medaljen e artë dhe duke u shpallur për herë të katërt kampione e Evropës në kategorinë e saj. Kosova është krenare me ty!”, u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar lart rrugëtimin e saj drejt majave të sportit botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026