Haradinaj takon përfaqësuesit e SBAShK: Kjo qeveri që prej fillimit të saj goditi mësimdhënësit
Lexohet për: 2 min.
haradinaj
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e SBAShK-ut të prirë nga kreu i saj, Rrahman Jasharaj. Haradinaj ka thënë se kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve, janë goditja e radhës për ta.

"Në takim të përbashkët me përfaqësuesit e SBAShK-ut, kryetarin Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, pranova shqetësimet e tyre për kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve, një goditje e radhës për ta nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kjo formë e kontratës e godet rëndë tërë sistemin arsimor para universitar dhe si e tillë është e pazbatueshme për shkak që nuk i përshtatet specifikave të punës së mësimdhënësve", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se Qeveria me këtë qasje armiqësore përveç që i ka goditur financiarisht ka cenuar edhe dinjitetin e tyre.

"Fatkeqësisht kjo qeveri që prej fillimit të saj nuk ka qenë aleate e mësimdhënësve. Me qasje armiqësore përveç që i ka goditur financiarisht ka cenuar edhe dinjitetin e tyre. Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e Sindikatës në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Si rezultat i këtij bashkëpunimi kemi punuar në vazhdimësi, që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm", ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025