Haradinaj: Situata e sigurisë në Kosovë e përkeqësuar, ndikoi qasja e Qeverisë Kurti me aleatët
Lexohet për: 2 min.
akkk tyreza
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Situata e sigurisë në vend është përkeqësuar, dhe se për shkak të kësaj është e pashmangshme që të mos diskutohet kjo çështje.

Madje, në përkeqësim të situatës ka ndikuar edhe qasja e Qeverisë Kurti me aleatët ndërkombëtarë

Kështu, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në tryezën e diskutimit për prioritetet në fushën e sigurisë, e cila është organizuar nga kjo parti.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se angazhimi i Qeverisë për interesa të ngushta partiake ka arritur ta dëmtojë në masë të caktuar sistemin e sigurisë.

Ndërsa, ish-drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti, ka thënë se Policia e Kosovës ka shumë sfida, por se ajo më e madhe ka qenë e 24 shtatorit e vitit të kaluar në Banjskë.

Ish-drejtori Sheremet Ahmeti ka folur edhe për paralajmërimet e zyrtarëve të lartë të shtetit se siguria në Kosovë po kërcënohet nga Serbia, duke thënë se kjo krijon frikë dhe shqetësim tek qytetarët e vendit.

Kurse, ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme Zafir Berisha, ka shtuar se nuk mund të flitet për arsim, për zhvillim ekonomik e çështja të tjera nëse ka pasiguri në vend.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025