Haradinaj: Shpërndarja e teksteve do t’i kushtojë shtetit 6 milionë euro më shumë se vitet e kaluara
Lexohet për: 3 min.
373469729_1998618153826892_5693368542207824906_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për sigurimin e teksteve shkollore është i kundërligjshëm, shuma e ndarë 50 për libra dhe 30 për pajisje tjera shkollore, nuk është e mjaftueshme, aplikimi po del të jetë problematikë, e tekstet e vjetra shumica janë të papërdorshme. Këto janë disa gjetjet në terren nga grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Grupi parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me ‘gjendjen e rëndë në vend’, në tryezën e diskutimit bashkë disa Drejtori të Arsimit dhe SBAShK-un, kanë mbajtur një tryezë diskutimi me temë për situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore. Aty u  prezantuan disa nga të gjeturat qe kanë hasur në terren nga fillimi i vitit shkollor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky vendim nga MAShT-it, është shqetësues e i gabuar. Sipas tij, kjo formë e pajisjes me libra i kushton shtetit 12 milion, pra mbi gjashtë milionë euro më shumë se viteve te kaluara.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj derisa ka ngritur disa nga shqetësimet që po përballen mësimdhënësit, shtoi se vendimi i MAShT-it për sigurimin e teksteve shkollore po rezulton të jetë mjaftë problematik.

Jasharaj po ashtu tha se shqetësim tjetër është se arsimi po përballet me punëtorë me sëmundje të rënda, të cilët detyrohen të dalin në shkollë për të ruajtur vendin e punës e pagën, për çfarë kërkoi të ndahet buxhet për këta mësimdhënës, dhe në vend të këtyre të aktivizohen kuadro të reja.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar në këtë parti, Besnik Tahiri ka renditur disa nga gjetjet që kanë hasur në terren nga fillimi i vitit shkollor.

Edhe drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumonva-Baçi konsideron se vendimi i MAShT-it, është tejet i gabuar.

Baçi derisa tha se rreth 45 për qind e nxënësve janë pa libra, shtoi se shqetësuese është edhe fakti që ka prindër të papërgjegjshëm nga diaspora qe po aplikojnë t'i marrin paratë që janë të dedikuara për fëmijët e Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar rreth 13 milionë euro për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore nga klasa e 1-9.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025