Haradinaj: Qeveria po bën eksperimente me aleatët tanë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë një bashkëbisedimi sot me qytetarët e Klinës ka diskutuar për zhvillimet politike, situatën ekonomike dhe veçanërisht atë të sigurisë pas ngjarjeve në veri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në takim me qytetarë, theksoi se eksperimentet e qeverisë ndaj aleatëve dhe në obligimet e marra si shtet e kthejnë Kosovën prapa.

“Ngjarjet në veri e kanë shndërruar Kosovën në problem të sigurisë ndërkombëtare. Sot, jemi në një situatë ku shtetet aleate si Gjermania e Mbretëria e Bashkuar janë detyruar t'i rikthejnë trupat e tyre në kuadër të KFOR, e kjo nuk është e lehtë për ta”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka theksuar se është koha që të mos lejohet dëmtimi i progresit të  arritur për më shumë se 20 vjet, pasi që shkaktimi i krizave që destabilizojnë rendin e sigurinë në rajon, cenon mundësinë për zhvillim të gjithëmbarshëm dhe realizimin e aspiratës sonë për integrimin në BE dhe NATO.

Implikimet e Serbisë në sulmin terrorist, Haradinaj përsërit nevojën për hetim ndërkombëtar - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024