Haradinaj përgëzon policinë për luftimin e dhunës dhe krimit
Lexohet për: 2 min.
Ramush Haradinaj AAK Konferenca (10 of 12) (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës në luftimin e dhunës dhe krimit, duke thënë  se sukseset e organeve të rendit në zbardhjen e rasteve kriminale rrisin kredibilitetin tek institucionet tona të sigurisë.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar Policinë e Kosovës, hetuesinë dhe prokurorinë për zbardhjen e shpejtë akteve të fundit kriminale sikurse ishin grabitja e një argjendarie në Suharekë dhe vrasja e një gruaje në Sinidoll të Prishtinës.

“Sukseset e organeve të rendit në zbardhjen e rasteve kriminale, sikurse rasti i grabitjes së argjendarisë në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndri i tij e së fundi rasti i vrasjes së Liridona Murselit, e nderojnë Kosovën dhe rrisin kredibilitetin tek institucionet tona të sigurisë. Falënderues ndaj Policisë së Kosovës, hetuesve dhe Prokurorisë për zbardhjen e shpejtë të këtyre akteve kriminale”, ka shkruar Haradinaj.

“Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre. Lutemi shumë që të tilla raste mos të ndodhin më asnjëherë”, ka shtuar ai.

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, nga një muaj paraburgim për 4 persona - KosovaPress

Grabitja e armatosur në Suharekë, policia bastis një argjendari në Prishtinë - KosovaPress

​Vrasja në Sinidoll, prokuroria konfirmon arrestimin e Granit Plavës dhe Naim Murselit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025