Haradinaj për draft-statutin e asociacionit: Pasojat do të jenë të mëdha nëse kalon ky version pa ndryshime
Lexohet për: 1 min.
daut-haradinaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova e 17 shkurtit nuk do ta ketë formatin e njëjtë, nëse kalon ky version i propozuar, pa ndryshime.

"Njëzëri për pasojat e ASK që tashmë kryeministri (Albin) Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vetë ta krijojë këtë statut. Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit 2008 nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligj-zbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar", ka thënë Haradinaj.

​AAK diskuton për draft-statutin e asociacionit, komentet do të publikohen ditëve të ardhshme - KosovaPress

Çka mund të përfitojë Kosova në këmbim të themelimit të Asociacionit ? - KosovaPress

Kurti këmbëngul në nënshkrimin e marrëveshjeve, thotë se Vuçiq refuzoi - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025