Haradinaj pas tubimit në Gjinoc: Ishim dëshmitarë të një të ardhmeje që ka shpresë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Haradinaj
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Koalicioni për Kosovën Fituese ka marrë mbështetje nga banorët e Gjinocit të Suharekës.

Pas tubimit të mbajtur të hënën, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se ishin dëshmitarë të një të ardhmeje që ka shpresë.

“Suhareka e vlerave shumëdimensionale garon me Albana Bytyqin - deputete aktuale, ish deputeten Kimete Bajraktari, Dr. Samir Bytyqi, drejtorin Driton Maliqaj dhe afaristin Mensur Selimaj: Se si punohet për komunë e për qytetarin, të gjithë duhet të marrin shembull nga Baliu. Andaj dhe gjithmonë është fitues rekordmen. Komuna që ai menaxhon është ndër më të suksesshmet jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai tha se AAK-ja në komunat e saj, ka shkëlqyer.

“Garat e kryetarëve tanë janë se cili është më i miri nga më të mirët. Kësi udhëheqje meriton Kosova, kësi udhëheqje do të ketë Kosova Fituese. Në garë për të qenë kampione rajoni, e integruar, e sigurt e zhvilluar. Sonte bashkë me disa nga kandidatët për deputetë nga Aleanca, ishim dëshmitarë të një të ardhmeje që ka shpresë”, shtoi ai.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025