Haradinaj: Osmanit i kërkova të kthejë besimin e aleatëve
Lexohet për: 2 min.
Untitled
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se i ka shprehur asaj shqetësimet për humbjen e besimit të partnerëve dhe ndëshkimet që sipas tij po merr vendi.

Ai ka thënë se presidentes i ka kërkuar që të veprojë në përputhje me mandatin e saj, sipas tij , të kthejë besimin e aleatëve dhe të ndodh deeskalimi i situatës në veri të vendit.

“Biseda ishte e hapur, i shpreha shqetësimet për situatën, shqetësimet e mija për humbjen e besimit të partnerëve tanë, për ndëshkimet që po merr Kosova, për vështirësitë që do t’i kemi nëse nuk dalim nga kjo gjendje. I kërkova Osmanit që të veprojë në përputhje me mandatin e vet, që ta kthejë besimin me aleatët tanë, të ndalen ndëshkimet, të ndodh një deeskalim i situatës në veri, t’i kthehemi te arriturave të dialogut, marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se fitoret e Kosovës nuk janë të mundura pa mbështetjen e aleatëve.

“Nuk është kohë e kalkulimeve të vogla, mocioni ynë nuk ka të bëjë me luftë për pushtet, nuk jam kandidat për kryetar qeverie pas mocionit, deri në zgjedhjet e ardhshme, ka të bëjë më shumë me ruajt shtetin, me i ndalë ndëshkimet ndaj Kosovës, dhe me rikthy normalitetin në vend, në veri”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025