Haradinaj në Shqiponjë: Dëshmorët udhërrëfyes për hyrjen e Kosovës në NATO
Lexohet për: 1 min.
443820481_1002537724570909_1722951204863092847_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të atdheut.

Kështu ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të ditës së çlirimit të Shqiponjës.

"Shqiponja, vend me traditë shekullore të angazhimit për liri, ishte e para që dha lajmin e lirisë. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin, e brenda disa javëve Kosova ishte e lirë," ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se të rënët për liri mbeten udhërrëfyes për anëtarësimin e Kosovës në organizatën më të fuqishme ushtarake në botë.

"Në përvjetorin jubilar të çlirimit, nderuam sot më meritorët, burrat e gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, që mbesin udhërrëfyes yni në realizimin e ëndrrave tona për Kosovën e sigurt, anëtare e NATO-s, përkrah aleatëve të prirë nga Amerika", ka përfunduar Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024