Haradinaj: Mirënjohës vullnetarëve që ofrojnë ndihmë për fëmijët me autizëm
Lexohet për: 1 min.
wqf
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpizë  "Autizmi Flet" në tregun e fundvitit në Prishtinë, për të shprehur mbështetjen ndaj stafit dhe vullnetarëve që ofrojnë ndihmë për fëmijët me autizëm. 

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka vlerësuar punën e palodhur të stafit dhe vullnetarëve të organizatës "Autizmi Flet". 

"Vlerësova punën e palodhur të stafit dhe vullnetarëve të organizatës 'Autizmi Flet' në angazhimin e tyre humanitar. Mirënjohje të veçantë ndaj të gjithë atyre që po punojnë për këta fëmijë të cilët kanë nevojë për përkrahje që të ndjehen të barabartë në shoqëri", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024