Haradinaj: Mirënjohës përjetë Gardës së Iowas për forcimin e Ushtrisë së Kosovës
Lexohet për: 1 min.
356396992_822713839219966_7876333545371231049_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.

Haradinaj ka falënderuar Guvernatoren Reynolds për kontributin e saj në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kisha nderin që në vizitën e saj të parë në Kosovë, të zhvilloj një bashkëbisedim të ngrohtë me Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds. Me këtë rast, shpreha falënderimin për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona, e veçmas për ndihmën e Gardës së Iowa-s në forcimin e Ushtrisë së Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar edhe shqiptaro-amerikanin Rrustem Gecaj dhe djalin e tij Avdiun për kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën.

“Gjithashtu, falënderim të veçantë i shpreha shqiptaro-amerikanit shembull, Rrustem Gecaj dhe djalit të tij Avdiut, ku kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën nuk e ndalën asnjëherë”, ka përfunduar Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025