Haradinaj: Masakra në Tusuz dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi shqiptarët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 27 të ekzekutuarit shqiptarë nga forcat kriminale serbe në Tusuz të Prizrenit, duke thënë se këto masakra janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe.

"Të vetëdijshëm se po humbin luftën, pak ditë para çlirimit, shteti serb intensifikoi terrorin ndaj popullit shqiptar. Më 26 maj 1999, forcat serbe ekzekutuan 27 shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit, ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do të ndalojë asnjëherë së kërkuari drejtësi për viktimat e pafajshme shqiptare të ekzekutuara nga dora e Serbisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024