Haradinaj: Logjika qeverisëse e Kurtit nuk përkon me kohën
Lexohet për: 2 min.
315286359_684961106328574_7018573366295363546_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë vizitës së tij në Junik ka bashkëbiseduar me qytetarët rreth marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se në Junik ka bashkëbiseduar me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj ka shtuar se ka diskutuar dhe rreth “mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin”.

“Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka theksuar se, “për hirë të interesave nacionale, AAK do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit”.

Haradinaj ka shtuar se një dezertim i mundshëm në këtë situatë do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024