Haradinaj: Kurti u ka ngulur thikën pas shpine dy vlerave më sublime të vendit
Lexohet për: 1 min.
Haradinaj lufta
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti sipas tij se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit - aleatëve ndërkombëtarë dhe kategorive të dala nga lufta.

Haradinaj në takim me kategoritë e luftës, ka thënë se të njëjtit nuk mund të ndahen nga paga minimale.

Ai ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë.

Kritik ndaj Kurtit janë shprehur edhe organizatat e dala nga lufta, të cilët kanë thënë se kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës.

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj të ndërmarrin veprimet  e mëtutjeshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024