Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për gjendjen politike dhe ekonomike në vend, duke vlerësuar se Kosova po përballet me një periudhë të gjatë jonormaliteti institucional, ndërsa qytetari po bart pasojat kryesore.
Shkrimi i plotë:
Kur vendi qeveriset për një vit të tërë, në kundërshtim me krejt normat ligjore e kushtetuese.
Atij njeriu i cili detyrohet të gjejë strehë ekzistence nëpër botë e atje të kryejë punë të rënda, që jo rrallë i kushtojnë edhe me jetë, siç ishte rasti i tre qytetarëve fatkeqë që humbën jetën në një vendpunishte në Vjenë.
Më nuk po flasim për vargun e njerëzve që po e braktisin Kosovën. Për ata që nuk e lidhin fillimin me fundin e muajit. Që tryezën e kanë përditë e më të varfër. Për pushtetin që e shtrenjton rrymën sa herë që i teket. Për zhgënjimin e prindërve me sistemin shkollor të fëmijëve të tyre. Për të sëmurët që shërimin e kanë të papërballueshëm.
Ata që nuk janë të zotët të kryejnë punë, zakonisht arsyetohen se Kosova nuk është Zvicër as Gjermani, por sa u përket çmimeve, shpeshherë jemi më Zvicër e Gjermani se sa ato vetë.
Në gjithë këtë periudhë kohe të jonormalitetit politik e institucional, viktima e vetme ka qenë qytetari i Kosovës. Ai është varfëruar, ai është përballur me sfidën e mbijetesës, ai ka emigruar…
Prandaj sot është koha që ai ta marrë fatin në duart e veta. Këtë gjendje të rënduar mund ta ndryshojë vetëm sovrani dhe kjo bëhet vetëm duke ndëshkuar fajtorët për gjendjen në të cilën është.
Unë kam shpresë për ditë më të mira!