Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti, në rrethanat siç tha e ka sjellë Kosovën, duke vënë në pikëpyetje partneritetit me aleatët strategjik, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj tha se derisa një ambasador i një vendi mik të thotë se nuk është e vërtet ajo çka ke deklaruar, tregon për situatën e rëndë në marrëdhëniet mes qeverisë dhe administratës së ShBA-së.
Haradinaj këto komente i bëri të premten, pasi koalicioni AAK-Nisma, nënshkruan marrëveshjen politike me Listën Konservative, e cila do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.
Në anën tjetër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se po punojnë të zgjerojnë frontin opozitar, siç tha për ta bërë jetën më të mirë të qytetarëve.
Ai tha se ky bashkëpunim është i bazuar në besimin në Zot dhe nga dashuria për atdheun.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...