Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sipas ASK-së gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se janë mbi 250 milionë euro tendera njëburimorë.
Postimi i plotë:
Gropat e zeza buxhetore dhe "arritjet historike" të Qeverisë
- Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike.
- E ka marrë statusin e “Veteranit Luftëtar” pa e veshur kurrë uniformën e UÇK dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Kjo s'ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope.
- Asnjë njohje për 4 vjet qeverisje, asnjë anëtarësim.
- Sipas ASK-së qeveritare gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, ani se për filozofët e qeverisë, Kosovën po e braktisin gjyshet!
Përndryshe, kryeministri Albin Kurti, duke përmendur fillimin e inkasimit të energjisë elektrike në veri të vendit, ka thënë se kanë mbyllur një vrimë ku prej vitesh derdhej buxheti i Kosovës.