Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklarimeve të Albin Kurtit rreth anëtarësimit të vendit në strukturat euro-atlantike, duke thënë se është pikërisht kryeministri ai që e ka larguar Kosovën nga BE dhe NATO, dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë.
Kurti në një video-adresim në Internacionalen Socialiste, organizim i partive të majta, ka thënë se “sa më shumë që integrohen qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, aq më të vështirë e ka Serbia të arrijë te vizioni i saj për zgjerim territorial.”
“Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga NATO dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai! Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.